Ukraina nuk e mbështet Ushtrinë e Kosovës

0
18

Ambasadori ukrainas në Serbi Oleksander Aleksandrovich  ka deklaruar se vendi i tij konsideron se është gjë “jo e mirë” që Kuvendi i Kosovës miratoi pakon e ligjeve për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

“Ne themi se kjo nuk është gjë e mirë, nuk e mbështesim formimin e ushtrisë së Kosovës, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Prandaj, duhet të respektohet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB”, tha ai për Tanjug.

Kujtojmë se të premten më 14 dhjetor Kuvendi i Kosovës votoi pro transformimit të FSK-së në Ushtri.

 

Zjarr Tv Ad