Vaksina anti-covid falas në Maqedoni, Tavo: Qeveria do t’ua shesë shqiptarëve 1 tampon për 120 euro

0
117

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe, tha se vaksina anti-covid do të jetë falas për qytetarët.

Ndërkohë, sipas ish-deputetit të LSI Vangjel Tavo, qeveria e Shqipërisë nuk po merr masa si shteti fqinj, por do t’ua shesi shqiptarëve një tampon për 120 euro.

Përmes një postimi në Facebook, Tavo shkruan se testimet dhe vaksinat duhet të jenë falas.

Postimi i Tavos në Facebook

Vaksina kundër koronavirusit, falas në Maqedoninë e Veriut.

Ja një qeveri e përgjegjshme dhe transparente. Mori masat e duhura për shtetasit e saj.

Çfarë po bën qeveria jonë për vaksinat e gripit dhe Covid?

Apo ka ndërmen t’ua shesi shqiptarëve siç po bën me testin? 120 euro për tampon. Duke i zhvatur shqiptarët edhe në ditët më të vështira.

Testimet duhet të jenë falas. Vaksinat duhet të jenë falas. Është DETYRË e qeverisë.

Të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Papërgjegjshmëria që shoqëroi qeverinë në përballimin e pandemisë, të mos vazhdojë dhe të mos rrezikohë më jetë njerëzish!

Zjarr Tv Ad