Vaksinimi derë më derë, Manastirliu: Sot do të mbërrijnë 18,720 doza Pfizer, brenda gushtit edhe 500 mijë vaksina të tjera

0
65

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Shkozë, nga ku dha një lajm të mirë.

Ajo njoftoi se sot në vendin tonë do të mbërrijnë 18.720 doza të vaksinës Pfizer të cilat do të shërbejnë për vijimin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin, teksa brenda gushtit do të kemi edhe 500,000 vaksina të tjera anticovid.

Gjithashtu, në vend ka nisur edhe vaksinimi derë më derë ku njësitë e lëvizshme gjatë gjithë verës do të vaksinojnë qytetarët në shtëpitë e tyre.

“Ndërkohë që vijojmë dhe presim furnizimin e vazhdueshëm me vaksina, sot vijnë edhe 18,720 doza te vaksinave Pfizer, ndërkohë që përgjatë këtyre muajve, korrik-gusht do të kemi një furnizim të bollshëm në vaksina, rreth 500 mijë doza të vaksinave, të cilat do të mbërrijnë për të siguruar një qëndrueshëmri në programin tonë të vaksinimit. Përgjatë gjithë verës ne do të jemi derë më derë, duke vijuar fushatën tonë të vaksinimit edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme. Po shkojnë në zonat e thella të vendit, duke mundësuar që të kemi një rritje të mbulesës vaksinale për grupmoshat e përcaktuara”, tha Manastirliu.

Zjarr Tv Ad