Vasili akuzon Ramën për “Minishengenin”: Ja kanë lidhur duart …

0
31

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, e quan Samitin e tretë të Minishengenit Ballkanik, që po mbahet në Tiranë, alibi të tradhtive të mëdha, pasi sipas tij, është vendosur hapur kundër popullit dhe integrimit në BE. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Vasili shkruan se “Edi Rames ja kane lidhur duart interesat, qe shohin vetem nga Lindja,ndersa Integrimi Europian eshte nje prishje skenaresh, hesapesh dhe llogarish per te”. Sipas Vasilit, “Tradhetia ndaj Integrimit Europian dhe tradhetia ndaj Kosoves jane dy dimensionet e nje tradhetie historike pa asnje shfajsim e justifikim te Edi Rames”.

Postimi i Vasilit

“Minishengeni” ishte, eshte dhe mbetet alibi e tradhetive te medha !! I peshtire ne forme dhe zgjyrë ne permbajtje, i vetepagezuari Minishengen eshte qartazi nje alibi per tradhetine e Rames dhe te tjereve ndaj Integrimit Europian.

Te gjithe popujt e Ballkanit ne menyre plebishitare kane vendosur pa asnje dileme se e ardhmja e tyre e patjetersueshme eshte Europa.

Edi Rames ja kane lidhur duart interesat, qe shohin vetem nga Lindja,ndersa Integrimi Europian eshte nje prishje skenaresh, hesapesh dhe llogarish per te.

Edi Rama eshte vendosur kunder te gjithe popullit,eshte ne armiqesi te eger me popullin, sepse populli shqiptar ka vendosur integrimin ne BE dhe jo vasalizimin ndaj interesave e nacionalizmave malinje shkaterruese serbe.

Tradhetia ndaj Integrimit Europian dhe tradhetia ndaj Kosoves jane dy dimensionet e nje tradhetie historike pa asnje shfajsim e justifikim te Edi Rames.

Se ç’ben Edi Rama ne nje tavoline ku nuk eshte Kosova dhe flitet vetem sllavisht, vetem nje antishqiptar si ai e di.

Minishengeni ishte, eshte dhe mbetet alibia e tradhetive te medha!!

Zjarr Tv Ad