Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ishte i ashpër në deklaratat e tij para protestuesve të mbledhur para Kuvendit.
Duke ju referuar deputetëve të mazhorancës,Vasili tha se ata janë fshehur në Kuvend si minj, por shtoi se as fustani i Gramoz Ruçit dhe as brekushet e kryeministrit Rama nuk i shpëtojnë dot nga populli.
Vasili: Këtu është populli atje janë minjtë, janë mbledhur si minj dhe duhet të dalin si minj. Po i presim. Çfarë do të bëjnë, do të flenë aty? Këtu do të kalojnë, por këtu nuk do të kalojnë dot. Se këtu është populli, këta i janë fshehur popullit, të fshehur pas fustanit të Gramoz Ruçit.As te fustani i Gramoz Ruçit, as te brekushet e Edi Ramës nuk i shpëton dot njeri.Te brekushet e Edi Ramës që janë ashtu me erë siç i dini.Sot është dita që populli të thotë fjalën e tij dhe do ta pastrojë atë parlament nga ata minj që e kanë qelbur dhe e kanë ndyrë.Aty do të jetë vendi i fjalës së lirë, vendi i fjalës së popullit dhe jo vendi i atyre që e bënë pis atë parlament. Asnjë hap pas derisa Edi Rama jo të ikë por të shporret. Edi shporru!



