Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama si gënjeshtar, pasi kur ka kaluar më shumë se një vit nga deklarata e tij se do të ndërtonte spitalin e ri të Laçit, të dëmtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ky spital ka mbetur në formën e deklaratës dhe propagandës së Rama.
teksa risjell në vëmendjen e opinionit publik dhe videon e deklaratës propagandistike të Ramës,, Vasili thekson se spitali i ri nuk është ndërtuar akoma edhe sot.
Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se faktet e mashtrimit janë sheshit, me zë dhe me figurë, dhe kush vazhdon dhe e beson këtë gënjeshtar s’ka asnjë të drejtë as të ankohet dhe as të kërkojë.
Postimi i plotë nga Petrit Vasili:
Genjeshtra+ propagande= Edi Rama!(VIDEO).
Ne 14 dhjetor 2019 Edi Rama premtonte me gojen plot, qe deri ne pranveren e 2020 do te ndertonte spitalin e ri te Laçit te demtuar pas termetit te 26 nentorit.
Ja cfare thoshte duke genjyer me serozitetin e mashtruesit profesionist:
“Do ta prishim spitalin dhe shumë shpejtë do të ndërtojmë. Ju e mbani në këmbë dinjitetin e laçit, se burrat janë…e dini ju. Do të behet një projekt i madh për Laçin. Spitali do të jetë i pari që do të ndërtohet. Besoj që deri në fund të pranverës, do të ndërtohet spitali i ri.”-tha Rama.
Spitali i ri nuk eshte ndertuar akoma edhe sot.
Po dihet qe ky s’ka turp dhe genjen 24 ore ne dite!!
Faktet e mashtrimit jane sheshit, me ze dhe me figure, kush vazhdon dhe e beson kete genjeshtar s’ka asnje te drejte as te ankohet dhe as te kerkoje!




