Karakas dhe disa qytete të tjera në Venezuelë mbetën në errësirë mbrëmjen e së premtes për shkak të një problemi me elektricitetin. Ndërprerja e energjisë elektrike filloi rreth orës 23:10, e cila përfshiu kryeqytetin dhe qytetet Maracaibo, Valencia, Maracay dhe San Cristobal. Edhe javën e kaluar, Venezuela pati probleme me elektricitetin. Kjo gjë ka shqetësuar qytetarët pasi mbetën pa ujë, ndërsa spitalet dhe aeroportet mbetën në errësirë absolute për disa orë. Qeveria e Presidentit Nicolas Maduro e cilësoi “sulm” që synon impiantin hidroelektrik të Gurit.




