Video/ Që të na diskretitojnë totalisht në Europë, Rama e Ruçi caktojnë kryetare të komisionit parlamentar të integrimit Rudina Hajdarin…

0
21

E gjendur në foltoren e parlamentit deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend për ngjarjen e ndodhur në 6 maj në Letoni, ku humbi jetën Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy oficerë.

Por duket se gafat, ndjekin nga pas deputeten e re, që kërkon të marrë mbi supe më shumë se sa përballon. Rudina Hajdari në fjalën e saj tha se në këtë ngjarje të rëndë kishin humbur jetën tre ushtarakët. Fjalimi u ndërpre nga deputetë të maxhorancës, të cilët u munduan të korigjojnë deputeten Hajdari, e cila insistoi në fjalimin e saj, duke kërkuar të thotë edhe emrat e ushtarakëve.

E painformuar, Rudina Hajdari ka qenë edhe për emrin e ushtarakes së ndjerë, që humbi jetën në kampin Adazi në Rigë të Letonisë pasi emri i saj është Zarife.

Zjarr Tv Ad