Lulzim Caka i liruar nga burgu katër muaj e 22 dite përpara afatit, vijon të jetë në kërkim nga policia. Njeriu që u be protagonist i disa krimeve ne Berat dhe që u përball me një sërë vendimesh të gjykatave në të gjitha shkallët, asnjëherë nuk i pranoi akuzat e tij.
Në maj të vitit 2003 në një intervistë ekskluzive për Vizion Plus, Lul Caka tregoi se për shkak të këtyre akuzave familja e tij u shkatërrua plotësisht.
Aktualisht Lul Caka, i dënuar me 25 vjet burg, është i lirë. Por ata qe gabuan ne llogaritjen e kohës se tij te dënimit, përkatësisht drejtori i burgut te Lushnjës dhe kartelisti, u arrestuan per shpërdorim detyre.




