Vidhnin kasaforta në apartamente të ndryshme në Tiranë: GJKKO lë në burg 2 anëtarët e grupit të “skifterave”, 2 të tjerë i çon në shtëpi (EMRAT)

0
130

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg dy anëtarët e grupit të grabitësve, të akuzuar si përgjegjës për 12 grabitje në shtëpi të ndryshme në Tiranë, dhe 2 të tjerë i ka lënë në “detyrim paraqitje”.

Arjan Rrapi, Etem Murataj, Smajl Shkemza dhe Dorjan Basha, në bashkëpunim me një vajzë vidhnin shtëpi në zona të ndryshme të Tiranës, dhe merrnin kasafortat e tyre, sende me vlerë e shuma parash. Ata “godisnin” shtëpitë e personave që jetonin ose largoheshin përkohësisht jashtë vendit.

Kështu, GJKKO ka lënë në burg Arjan Rrapin dhe Etem Muratajn, ndërsa ka dërguar në shtëpi duke dhënë masën “Detyrim paraqitje” Smajl Shkemzën dhe Dorjan Bashën. Ndërkohë, Policia vijon punën për kapjen e shtetases që është shpallur në kërkim.

Zjarr Tv Ad