Policia e Tiranës njoftoi se kreu operacionin e koduar “Përsëritësi”, operacion nga Krimi Ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Në pranga ranë 2 persona që mashtronin me kontrata fiktive dhe grabisnin qindra milionë euro nga biznese dhe banka. Atyre iu sekuestruan dy automjete të tipeve të ndryshme dhe kontrata shitblerjeje.
Të arrestuarit janë:
- J., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë tre herë për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilët paguhet akcizë dhe F. I., 45 vjeç, banues në Tiranë.
- J. dhe F. I. janë ndaluar pasi kanë bërë një kontratë fiktive.
M.J. i ka shitur shtetasit F.I. me kontratë fiktive, 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë duke fshehur të ardhurat, kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milionë lekë.
M.J, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.




