Premtimi për ujë 24 orë në kryeqytet duket se ka mbetur vetëm në videot ne rrjetet sociale dhe kasetat e gatshme që u dërgohen mediave. Prej tre ditësh lagje të ndryshme të Tiranës si ‘Ali Demi’, ‘Tirana e re’ apo zona pranë ‘Liqenit të thatë’, po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Qytetarët konfirmojnë për SYRI TV se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga mediat.
Nga SYRI TV
Premtimi për ujë 24 orë në Kryeqytet, duket se ka mbetur vetëm në videot ne rrjetet sociale dhe kasetat e gatshme që u dërgohen mediave. Prej tre ditësh lagje të ndryshme të Tiranës si “Ali Demi”, “Tirana e re” apo zona pranë “Liqenit të thatë”, po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Qytetarët konfirmojnë për SYRI TV, se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga mediat.
Kjo deklaratë e Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kur premton 24 orë ujë në ditë për banorët e Kryeqytetit, është bërë në 9 maj të 2020, teksa ai kishte 5 vite ne krye të bashkisë. Por cili është realiteti në terren një vit pas asaj deklaratë të Veliajt, atë e tregojnë qytetarët e Tiranës, të cilët prej 3 ditësh po përballen me mungesën e ujit në çezmat e tyre. SYRI TV, bëri një vëzhgim në zonën e “Ali Dem-it”, “Tiranën e Re” dhe “Liqenin e Thatë”, ku rezulton se prej tre ditësh, nuk ka pasur furnizim me ujë. Ujësjellësi edhe pse shpenzon miliona lekë për zyrën e shtypit, ku nuk mungojnë dhe personazhe të njohur të medias, nuk ka bërë asnjë komunikim lidhur me ndonjë avari të mundshme, e aq më pak paralajmërim për qytetarët për mungesën e ujit të pijshëm, në këto ditë të nxehta. Pavarësisht se faturat e ujit janë të fryra dhe u vijnë rregullisht, e njëjta gjë nuk ndodh me furnizimin me ujë, e këtë banorët e konfirmojnë për SYRI TV.
Qytetarët nuk mbeten vetëm në kuadër të deklaratave, por i vënë në dispozicion gazetares edhe një video, ku dëshmohet që edhe kur vjen uji është në sasi të vogël, gjë që nuk i përligj investimet në rrjetin e ujësjellësit që pompohen në ERTV dhe media nga Kryebashkiaku Veliaj. Edhe me vendim Gjykate, uji me të cilin furnizohet Tirana, është i papijshëm dhe i dëmshëm për shëndetin.
Gjykata Administrative e Tiranës, ka pranuar pak kohë më parë , se cilësia e ujit që furnizohet Kryeqyteti, është jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit. Me një vendim të paprecedentë, Gjykata ka ngarkuar shoqërinë civile të “mbikëqyrë” shoqërinë shtetërore Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, në masat që do të ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ujit.




