Vijojnë përplasjet për vijën begdetare në vend. Pas tragjedisë në Velipojë, ku katër persona humbën jetën dhe 2 të plagosur për shezlonget, përplasjet vijojnë në Drimadhe.
Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 01:30 në Drimadhe, i është vënë flaka 60 shezlongeve.
Mësohet se shezlonget që janë djegur, janë në pronësi të shtetasit Bilbil Domi, 55- vjeç, i cili sapo kishte marrë lejen për të shfrytëzuar zonën e plazhit.
Dyshohet se shkak për këtë ngjarje ka qenë konkurenca, midis bizneseve që janë pranë.
“Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.




