Vlorë, 11 mln euro për pastrimin e qytetit

0
29

11 milionë euro do të jetë fondi limit që Bashkia e Vlorës do të japë për kompaninë që do të përfitojë tenderin për pastrimin e qytetit.

Kjo është vendosur në mbledhjen e këshillit bashkiak. Gjatë mbledhjes pati edhe debate në lidhje me tenderin e pastrimit të qytetit.

Përgjigjet për të gjithë anëtarët e Këshillit të ri bashkiak lidhur me këtë temë u dhanë nga Talla Zanaj, drejtor Ekonomik i Bashkisë së Vlorës.

Sipas Zanaj, tenderi i ri nuk është i vlefshëm për një mandat 5 vjeçar, është i vlefshëm deri në momentin e krijimit të landfilldit të ri të qytetit të Vlorës i cili do të ndërtohet në Shërisht nga një firmë prestigjioze gjermane.

Zjarr Tv Ad