Vlorë, kultivonin kanabis, pranga kryeplakut dhe të birit

0
15

Kryeplaku i fshatit Penkovë në Vlorë bashkë me të birin e tij janë vënë në prangat e policise, pasi iu gjetën të kultivuara bimë narkotike përreth banesës së tyre.

“Arrestimi i bë pas kontrollit të ushtruar përreth një banese në fshatin Penkovë, Bashkia Selenicë, ku u konstatun të mbjella bimë dhe fidanë të dyshuara të llojit cannabis sattiva”, sqaron policia.

Policia arrestoi pronarët e banesës babë e bir si autorë të dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre.

Të arrestuarit janë:

  • A. N., 57 vjeç, me detyrë – Kryeplak i Fshatit Penkovë.
  • V. N., 23 vjeç, banues në të njëjtën banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad