Është shtyrë sërish seanca për ish policin Nevaldo Hajdaraj që akuzohet për vrasjen e të riut, Klodian Rasha.
Sot, do të zhvillohej seanca mbrojtëse për Nevaldo Hajdarajn, pasi Prokuroria 3 qershor 2021 dhe pretencën për të dhe kërkoi 20 vite burg. Me pranimin e fajësisë, ish-polici i Shqiponjave mund të përfitojë gjykim të shkurtuar me 13 vite burg.
Shkak për shtyren e seancës është bërë mungesa në seancë e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, për arsye familjare. Bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 14 korrik.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 dhjetor 2020. Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj.
Rasha u vra gjatë orës policore, ku qytetarëve iu ndalohej që të lëviznin. Hajdaraj në senacat gjyqësore ka shprehur pendesë për veprën, teksa ka thënë se ka qëlluar pasi ndihej i kërcënuar dhe mendote se 25-vjeçari kishte armë.




