Vrasja te Liqeni, lihet në burg autori

0
23

Gjykata e Tiranës la në burg të akuzuarin për vrasjen e shtetasit Haxhi Baçinovski ndodhur tek liqeni Artificial në Tiranë më 16 mars.

Pas vendimit për të lënë në qeli pa afat Islam Mylkajn, togat e zeza të Apelit vendosën masën “arrest shtëpie” për të pandehurin tjetër Myftar Pasha, i akuzuar për moskallëzim krimi.

62-vjeçari, Haxhi Baçinovski, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 16 marsit në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë teksa vraponte me djalin në këtë zonë.

Shkak për krimin mendohet se ka qenë një konflikt për një borxh prej 46 mijë eurosh.

Baçinovski njihej si i përndjekur politik pas dy dënimesh gjatë regjimit komunist.

 

Zjarr Tv Ad