Xhelal Mziu ja del të “Bashkojë” grupin e Berishës dhe Alibeajt, vjen reagimi direkt i Gazmend Bardhi…

0
261

Xhelal Mziu ka organizuar një drekë, ku të pranishëm kanë qenë deputetë si nga grupi i Berishës, ashtu dhe nga grupi i Alibeajt.

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar”, shkruan Berisha, që ka postuar edhe foton e drekës.

Siç duket edhe nga foto, Berisha nuk ka rezistuar dot pa mbajtur fjalim edhe në një drekë miqësore.

Por pas interpretimeve se bëhej fjalë për një drekë bashkimi, ka reaguar Gazment Bardhi.

Ai e ka mohuar se janë bashkuar me grupin e Berishës, pasi bëhej fjalë veç për një drekë të organizuar nga një deputet koleg, në këtë rast Xhelal Mziu.

Bardhi shprehet se në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk e zgjedhin dot njëri- tjetrin.

“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundviti është akt dëshpërimi.

Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik!

Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar festat”, shkruan Bardhi.

Zjarr Tv Ad