Ish-ministri i drejtësësisë Ylli Manjani, është shumë aktiv me opinionet e tij, sa u përket ngjarjeve që ndodhin në vendin tonë, sidomos ngjarjet politike. Edhe këtë herë, Manjani shprehet se; një njeri ka mend në kokë, e kupton që problemi nuk është Berisha, sepse ish-kryeministri e kreu misionin e tij, por problemi qëndron tek Basha, ashtu siç e dëshmoi dhe Berisha vetë, Lulzim Basha është një humbës kronik.
Reagimi i Manjanit:
“Që të sqarohemi. Për cilindo që i ka sytë n’ballë e mendt n’kokë, problemi nuk është Saliu. Edhe sikur që tani ta ndërpresë turin e takimeve të tij publike me demokratët, Ai e kreu misionin e tij. Ai dëshmoi se humbësi kronik Lulzim Basha është ai që duket. Çdo iluzion tjetër që ishte krijuar edhe nga ideja që Saliu e mbështet dështakun, tashmë ra. Të gjitha ata që Lulin e shihnin me rrezerva, sot kanë të drejtë. Saliu, përveç rezultateve humbës të zgjedhjeve, u dha të të drejtë.
Pra PD e Lulit ka marrë rrugën e humnerës. I vetmi që ka një parashutë me vrima është Luli. Një parashutë që ja ka dhënë Rama për t’i krijuar idenë se Ai do shpëtojë… Pra Berisha e bëri të veten. Me vonesë pak, por e bëri. Ndaj ska si të jetë më problemi i PD. Ndoshta nuk është as zgjidhja e saj, por drejtimin për në humnerë e ka marrë Luli. Ndaj problemi është Luli, i cili përveç se humbës kronik është edhe fasadë që legjitimon monizmin politik. Fasadë që e bën keqqeverisjen abzuive si një gjë normale… Kështu që zhvendosja e fokusit nga Luli te Berisha i bën nder fasadës, dështimit dhe monizmit.
Zaten shihni mediat e punëmbaruarit e saj qeveritarë që vijojnë të shkumëzojnë kundër Berishës. Në fakt janë të njëjtët që kanë vite që shkumëzojnë kundër tij. Nga ana tjetër, pse PD zyrtare e ka problem Berishën?! A pretendojnë se përfaqësojnë partinë, atëherë pse kanë frikë Saliun?! A janë të zotë e të bindur se janë në rrugë të mbarë, ç’punë po u prish një pensionist, që bën opozitë në mënyrën e tij?! Kaq hall e kanë “qytetarin dixhital”?! Dmth Berisha jo sot në pension, po edhe kur të mos jetë më në këtë jetë do ta kenë hall…. Kaq të pazotë e të pashpresë janë.
Megjithatë sa më shumë merren me Berishën aq më shumë provojnë veten se nuk janë për këtë punë. Aq më shumë të drejtë i japin Atij”.




