Ylli Manjani: Si ka mundësi që Ambasada që s’lë rast pa na lavdëruar Reformën në Drejtësi, nuk lejon zbatimin e vendimit të gjykatës, sipas të cilit Duty Free, duhet të jetë në punë me kompaninë që ishte në punë aty?!

0
3035

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një reagim në Facebook, ku shkruan; “ BIRN ka bërë një raportim të gjatë e të detajuar për çështjen e DUTY FREE në aeroportin e Rinasit.

Me pak fjalë aty del që beteja bëhet që të largohet Elona dhe të vijë Aljona.

Krejt dakord me betejën tregëtare ndërmjet tyre, po Amerikanët ç’hyjnë në këtë betejë”?!

Postimi:

BIRN ka bërë një raportim të gjatë e të detajuar për çështjen e DUTY FREE në aeroportin e Rinasit. Me pak fjalë aty del që beteja bëhet që të largohet Elona dhe të vijë Aljona.  Krejt dakord me betejën tregëtare ndërmjet tyre, po Amerikanët ç’hyjnë në këtë betejë?! Si ka mundësi që Ambasada që s’lë rast pa na lavdëruar Reformën në Drejtësi, nuk lejon zbatimin e vendimit të gjykatës, sipas të cilit Duty Free duhet të jetë në punë me kompaninë që ishte në punë aty?! Natyrisht, nuk është ndonjë hall i madh për shqiptarët punon apo jo Duty Free në Aeroport, aq më pak është halli i tyre se kush është emri i pronarit/es dhe cila ambasadë e mbështet atë. Në atë pikë të aeroportit, shqiptarët e kanë mendjen të ikin jo të blejnë. Por për reklamuesit e reformës në drejtësi është një provë flagrante e dështimit…”.

Zjarr Tv Ad