Yuri Kim: Gjykatat e pastra dhe ndjekja e korrupsionit, do të tërheqë investime të SHBA…

0
93

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka reaguar pas publikimit të të dhënave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, ku thuhej se besimi i biznesit në Shqipëri ka rënë me 0.5% në 2021.

Në lidhje me këtë Kim në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se kjo ka ndodhur për shkak të lidhjes që ekziston midis sundimit të ligjit dhe biznesit.

Ambasadorja shkruan se gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit, do të tërheqin më shumë investime të SHBA.

“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregulla të qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime të SHBA dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një goditje të drejtë drejt prosperitetit” shkruan Kim.

Zjarr Tv Ad