Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, ka takuar Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën. Gazetarja Esiona Konomi, bën me dije për abcnews.al se diplomatja amerikane ndodhet në Kryesinë e Kuvendit.
Ky takim mes Kim dhe Nikollës, vjen pas seancës maratonë, e cila nisi dje në orën 10:00 dhe përfundoi mëngjesin e sotëm, ku edhe u votua qeveria e re “Rama 3”. Gjithashtu, ky është takimi i parë i ambasadores me Kryetaren e re të Kuvendit, pasi Parlamenti i ri ka nisur punimet.




