Komisioni i Venecias, do të shqyrtojë në datën 14 Tetor çështjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 në Shqipëri, për të cilat u kërkua opinion nga Gjykata Kushtetuese.
“Më 9 Korrik 2021 Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kërkoi një opinion “amicus curiae” për të adresuar në veçanti juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Kjo çështje do të trajtohet në seancën e 129 të Gjykatës (përkon me datat 14-16 Tetor”, njofton Komisioni i Venecias.




