Një zëdhënës i talebanëve ka dhënë një intervistë me një femër spikere lajmesh në televizionin privat afgan Tolo, në atë që disa thonë se është një tregues i një qëndrimi pak më të butë ndaj grave.
Nën regjimin e mëparshëm taleban të Afganistanit në vitet 1996-2001, gratë rrallë lejoheshin të dilnin jashtë shtëpisë. Por pak më herët, Enamullah Samangani, një anëtar i Komisionit Kulturor të talebanëve, sugjeroi që nën një administratë të re talebane, gratë mund të shërbenin edhe në qeveri.
“Emirati Islamik nuk dëshiron që gratë të jenë viktima,” tha Samangani. “Ato duhet të jenë në strukturën qeveritare sipas ligjit të Sheriatit”.
Ndërkohë, në Kanul gratë me ferexhe organizuan një demonstrim të shkurtër, duke mbajtur parulla ku kërkonin nga talebanët që të mos “i eliminonin gratë” nga jeta publike.




