Zelensky THIRRJE sërish perëndimit: Bojkotoni importin e naftës nga Rusia!

0
17

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky iu ka bërë sërish thirrje sot vendeve të perëndimit për të vendosur më shumë sanksione kundër Rusisë.

Duke folur në konferencën e tij ditore, Zelensky thotë se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës” dhe shton se “ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”.

Ai bëri thirrje për “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”.

Sipas Zelenskyt këto masa të ashpra “mund të quhen embargo, ose thjesht morale”.

Kujtojmë se Ukraina është në ditën e 12-të të luftës, nën sulmet dhe bombardimet e forcave ruse. Liderët botërore i kanë dalë kundër presidentit Vladimir Putin dhe i kanë kërkuar që të tërhiqet nga lufta, ndërsa e kanë goditur me sanksione të forta.

Zjarr Tv Ad