Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama, po mbajnë një konferencë të përbashkët.
Në fjalën e saj Merkel u shpreh se ishte një bisedë konstriktive dhe se kanë folur për Bashkimin Europian. Ajo shprehu keqardhje që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të Bullgarisë, nuk u pranuan në BE, gjatë presidencës së Gjermanisë.
Ajo ndër të tjera ka mbështetur bashkimin rajonal, duke thënë se kjo ka ndihmuar shumë në marrdhënien e vendeve me njëra-tjetrën.
“Dua t’ju falernderoj që ditën mund të realizonim një bisedë bilaterale. Marrdhëdhëniet me dy vendeve janë shumë të mira dhe mund ta zgjerojmë edhe më pas. Dua të përgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet për të rikonstriktuar drejtësin si dhe për Shqipërinë që i ka përmbushur kushetet për të nisur negociatat me BE. Edhe pse kjo nuk u realizua gjatë presidencës së Gjermanisë për shkak të vetos së Bullarisë. Ne kemi treguar se jemi në anën tuaj në këtë proces. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal që prej ditës së 201, bashkëpunim që ka rezalizuar një ndihmë shumë të rëndësishme në bashkëqeverisjen.
Shumëçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e shteteve në Ballkanin Perëndimor. Më parë situata nuk ka qenë. Bashkëpunimi në shumë dimensione është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme. Kemi folur shumë projekte infrastrukturore. Nëse këto vende do të bashkohen me BE-në do të duhet të përmbushin kushtet për neutralitetin e klimës. Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal, me 4 liritë siç i quajmë. Jo të gjitha vendet bashkëpunojnë njëlloj por sa më shpejt t’i bashkohen aq më mirë do të ecë procesi i Berlinit. Edhe një herë e theksoj se procesi i Berlinit nuk e zëvendëson procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ishte diskutim konstruktiv dhe tani do vijoj bisedat me to. Në 6 tetor do takohemi sërish në presidencën sllovene. Ishin biseda të mira, konstruktive, do të doja t’ju falendroja. Unë jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, BE dhe Gjermania ka interes së vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. Zemra ime rreh për këtë rajon. Ndoshta do të më ngacmojë dielli të vij dhe të nxis dhe më nga afër këto zhvillime”, tha Merkel.




