E diel, Dhjetor 14, 2025
Ballina Vendi Zgjedhjet e 30 qershorit në Lezhë do të hetohen

Zgjedhjet e 30 qershorit në Lezhë do të hetohen

0
69

Procesi zgjedhor i 30 qershorit në bashkinë Lezhë do të hetohet. Gjykata ka detyruar prokurorinë që të nisë procedim penal mbi bazë të një kallëzimi të Partisë Demokratike, duke i rrëzuar kërkesën për pushim të hetimit. Selia blu në Lezhë  e cilësoi vendimin e gjykatës një mundësi të dytë për organin e  akuzës për të rikthyer besimin e qytetarëve tek vota e lirë. Zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë Lezhë do të hetohen. Gjykata e Lezhës ka detyruar prokurorinë që të regjistrojë procedim penal dhe të hetojë procesin e votimit mbi bazë të një kallëzimi të Partisë Demokratike. Selia blu në vitin 2019, bëri një kallëzim për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe rezultatesh zgjedhore e disa shkelje të tjera komisionerët dhe numëruesit në KZAZ nr 12 dhe 13. Rreth një vit nga denoncimi, prokuroria vendosi të mos fillojë hetimin, por gjykata i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike, duke rrëzuar kështu organin e akuzës. Duke vlerësuar vendimin e gjykatës, si një mundësi të dytë që i jepet, PD e Lezhës i kërkoi prokurorisë që hetimi tashmë i detyruar të jetë i drejtë, i plotë dhe i paanshëm për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek vota.

Alfrida Marku, sekretare e PD, Lezhë :“Kjo është mundësi e dytë që i jepet prokurorisë të tregohet e paanshme. Ne do ta ndjekim hap pas hapi”Në vendimin e prokurorisë Lezhë, thuhej se faktet e referuara për verifikim nuk përbëjnë vepër penale, ndaj ajo vendosi të mos hetojë votimet e 30 qershorit.Zgjedhjet 30 qershorit janë paditur edhe në Gjykatën Kushtetuese nga Voltana Ademi.Padia është depozituar në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe nga Kushtetuesja kërkohet zhbërja e të gjithe procesit të 30 qershorit.

Zjarr Tv Ad