Zgjedhjet e parakohshme, Haradinaj koalicion me PSD

0
46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka formuar koalicion me Partia Social Demokrate.

Kryeministri në largim do futej në zgjedhjet e parakohshme në koalicion me PSD.

Haradinaj njoftoi lajmin me anë të një njoftimi në Facebook, ku lajmëroi se koalicioni AAK-PSD është dorëzuar për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Qytetarë të dashur, Sapo aplikuam për zgjedhje, si koalicion AAK-PSD, për jetësimin e 100% shtet. Na priftë e mbara!”-shkroi ai.

Ndërkohë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dështoi të krijonte koalicion me kreu e LDK-së, Isa Mustafën.

Mustafa kërkoi që të shkonin në zgjedhje me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre.

Ndërsa Kurti kërkoi që kandidati që merr më shumë vota të bëhet kryeministër.

Zjarr Tv Ad