Zguri paralajmëron: Zgjedhjet rrezikojnë të bëhen kurban i sherrit

0
17

Seanca parlamentare e mbajtur gjatë kohës që opozita protestonte jashtë Kuvendit u mbizotërua nga debati për reformën zgjedhore.

Në prezantimin e raportit për vepprimtarinë e KQZ për 2018, Klement Zguri tha se situata aktuale politike po vë në provë sistemin demokratik dhe shtetin ligjior.

Zguri: Përplasja aktuale politike po vë sistemin demokratik dhe shtetin ligjor në provë. Por po zhvillohet duke pasur në shesh të betejës kryesisht argumentin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë sebepi i sherrit por zgjedhjet rrezikojnë të bëhen dhe kurbani i tij.

Ndërkohë deputetja, Rudina Hajdari, kundërshtoi propozimin e deputetit Damian Gjiknuri për ti dhënë kohë opozitës deri në 5 maj për ndryshime në kodin zgjedhor.

Ajo e quajti absurde këtë kërkesë dhe sipas saj gjithçka duhet të diskutohet me deputetët në parlament.

Hajdari: Dua të flas për një kërkesë që ka ardhur nga deputeti Gjiknuri. Ishte një kërkesë e pavend nga një deputet i vetëshpallur si kryetar i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Komisionit i ka mbaruar mandati me 21 shkurt 2019, ka një vit e gjysmë që ishte në funksion. I mbaroi mandati pa dhënë asnjë rezultat. Ata deputetë që ishin në Parlament nuk janë më dhe ju e keni bërë këtë marrëveshje me ta dhe jo me këtë opozitë të re. Deklaratat e Gjiknurit ishin shëmbëlltyra më e keqe se çfarë ndodh në këtë sistem partiak-politik në këto 28 vitet e fundit.

Duke e ciëlsuar opozitë qorre, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se çdo parti që nuk futet në zgjedhje nuk mund të quhet më e tillë.

Balla: Partitë politike janë organizata të cilat funksionojnë për shkak të zgjedhjeve. Një parti që nuk hyn në zgjedhje nuk është më parti.

Parlamenti miratoi shtyrjen me 1 muaj të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

 

Zjarr Tv Ad