Zylfije Haklaj sfidon ish-kryeministrin Sali Berisha duke i kërkuar përballje. Motra e vëllezërve Haklaj, një prej tyre i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, deklaron se është gati që të përballet me Berishën në cilëndo studio televizive për të sqaruar të vërtetën e ngjarjeve në Tropojë mes familjes së saj dhe ish-kryeministrit.
Zylfije Haklaj ndër të tjera thotë se dëshiron që edhe Berisha të mësojë se nga kush u përdor kundër familjes së saj. E ashtuquajtur “Shota e Haklajve”, është një nga personazhet që ka akuzuar në jo pak raste Berishën për ngjarjet që kanë ndodhur në Tropojë pas viteve ’90.
Katër vëllezërit e saj Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklaj janë vrarë në Tropojë. Aktualisht Zylfije Haklaj është një prej personave të kërkuar nga Interpol për një vrasje të kryer në Bajram Curri për të marrë hak për vëllezërit e saj.




