Zyrtarja e lartë e DASH takim me kundërshtarët e Berishës, Robert Papa: Donfried është një nga njerëzit më potentë rreth Blinkenit, ja çfarë fshihet pas vizitës

0
2497

Ish-kryeministri Sali Berisha me peticionin e fundit që ka nisur kundër dëbimit të ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka ndezur luftën me amerikanët. Me frymën ruse që ka krijuar në Shqipëri duke shënjestruar çdo diplomat, duke i akuzuar si të korruptuar, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur lëvizjet për ti dhënë goditjen përfundimtare Berishës. Njeriu më i afërt i Anthony Blinken do të vizitojë nesër Tiranën. Takimin e parë që do të zhvillojë është me kundërshtarin e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Ajo do të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn në orën 10:30 në Kryesinë e Kuvendit. Të pranishëm në këtë takim do të jenë dhe n/kryetarja e selisë blu, Jorida dhe disa deputetë demokratë që nuk janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD. Kjo axhendë tregon qartazi se SHBA nuk do të pranojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Komisionin e Rithemelimit të partisë më të madhe opozitare si lidership të PD. Duke patur parasysh dhe sulmet e ashpra të ndërsjella në ditët e fundit mes Berishës dhe ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me pranimin e ankimit të Alibeajt për Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 nga Gjykata e Tiranës, të dyja palët, si DASH edhe “Foltorja” janë të vendosura për të komunikuar me tone armiqësore dhe akuzuese.

Robert Papa jep detajet

Gazetari i njohur në SHBA, Robert Papa ka zbardhur detajet e fshehta të kësaj vizite nga zyrtarja e lartë e SHBA. Ai tha se Karen Donfried, njeriu më i afërt i Blinken është një udhëtim diplomatik që do të përqendrohet te rreziku i ndikimit rus dhe atij kinez në rajon. “Donfried ndryshon nga teknokratët. Është te unaza e ngushtë e Blinkenit. Ka qenë presidente e German Marshall Fund. Shikohet rreziku i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan. Është udhëtim diplomatik. Po të shikosh mesazhet, në Mal të Zi do t’i falënderojë për sanksionet ndaj Rusisë, në Serbi do të kërkojë dialogun me Kosovën. Në Shqipëri do të përmendë korrupsionin dhe reformën në drejtësi. Tematika e takimeve e përpiluar nga Eskobar. Pres të takojë Alibeajn dhe të shmangë presidentin. Sa më shumë vizita të këtij niveli të kemi, aq më shumë do të njihet realiteti në Shqipëri. Ajo përbën qëndrimin politik të parlamentit. Sanksionet bëhen nga zyra të ulëta rëndësie. Ka edhe të tjerë në listë. Se kur do të shpallen është tjetër çështje. Nuk ka nevojë të vijnë në Shqipëri të thonë kemi lista”, tha Papa.

Ilir Meta injorohet sërish nga SHBA

Ndërkohë, DASH ka injoruar sërish dhe presidentin e vendit Ilir Metën, teksa nuk është planifikuar në axhendën e diplomates Donfried një takim me kreun e shtetit shqiptar. Një gjë e tillë nuk është më befasuese, pasi DASH që prej vitit 2019 ka ndërprerë çdo komunikim me presidentin Meta. Konflikti filloi që me çdekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, duke i shtyrë për në muajin tetor. Por, ambasadorja Kim së bashku me një grup tjetër diplomatësh dënuan vendimin e Metës. Kreu i shtetit akuzoi diplomatët si agjentë të blerë nga kryeministri Edi Rama. Marrëdhëniet u rënduan edhe më gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Një tjetër shkak jo pa peshë se përse SHBA ka mënjanuar totalisht presidentin Meta është dhe rreshtimi i tij krah Sali Berishës, i cili mban statusin “non grata” nga Uashingtoni. Një dalje e hapur në krah të një personi të akuzuar për korrupsion dhe minim të demokracisë nuk mund të mirëpritet nga DASH.

Yuri Kim planifikon takim me Alibeajn

Ditën e premte, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të takohet me kryetarin e komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn në Kryesinë në Kuvendit. Nuk ka informacione për orën që do të zhvillohet takimi, por mësohet se do të diskutohet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Shqipërisë. Alibeaj është shprehur i gatshëm për të negociuar me Partinë Socialiste dhe forcat e tjera politike parlamentare për zgjedhjen e presidentit të rë të vendit me konsensus pozitë-opozitë. Takimi i parë mes tyre u zhvillua në 5 prill. Komisioni i Rithemelimit të PD sulmoi ashpër ambasadoren Kim duke e akuzuar se po shkel parimet e demokracisë (votën e lirë) duke njohur për kryetar Alibeajn, i cili është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, ndërsa zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit konfirmuan Berishën si shumicë në PD.

Zjarr Tv Ad