Steven Kastrissios risjell për publikun filmin “Vitet e pritjes”

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arkivi Qendror i Filmit ka bërë me dije, se është drejt përfundimit procesi i restaurimit të filmit “Vitet e pritjes” (Shqipëria e Re, 1989).

Sipas njoftimit zyrtar, restaurimi është realizuar nga regjisori Steven Kastrissios (i njohur për publikun shqiptar.

I shfaqur premierë në vitin 1990, në një kohë kur drama e emigracionit në Shqipëri po niste sërish, akoma me e fuqishme se ajo e viteve 1930, ky është bashkëpunimi i parë i regjisorit Esat Musliu me shkrimtarin Teodor Laço, bazuar mbi romanin e tij “Lëndina e lotëve”.

Një roman kushtuar emigracionit me ngjarje të ndodhura në vitet ’30-të. Temë kjo që është parë si plagë e shoqërisë dhe që Laços i pëlqente ta quante “operacion që bëhet mbi plagën e varfërisë”.

Skenaristi nuk kishte bashkëpunuar kurrë me regjisorin Esat Musliu, i cili aso kohe i kërkoi të bashkëpunonte dhe ai rekomandon pikërisht këtë roman, që përgjatë filmit iu shtuan shumë linja të reja, prej të cilave vlen të përmendet Magda e interpretuar nga Rajmonda Bulku.

Interpretojnë aktorët më të njohur të kinemasë shqiptare, si: Xhevdet Ferri, Sheri Mita, Margarita Xhepa, Stavri Shkurti, Birçe Hasko, Marjeta Ljarja, Vasjan Lami, Birçe Hasko, Rozeta Ferri etj. Teodor Laço nuk ngurroi asnjëherë t’i rrëfente atyre të vërtetën e autobiografisë që shkroi. Ai e kishte vuajtur plagën e kurbetit qysh në fëmijërinë e hershme. Ishte një djalë emigranti që nuk mundi ta njihte të atin, i cili e la vetëm gjashtë muajsh duke ikur dhe u kthyer pas 22 vjetësh në Shqipërinë që jetoi vetëm katër muaj, për të ikur sërish.

 

Zjarr Tv Ad