Strakosha në mesin e yjeve botëror

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Thomas Strakosha me performancat e tij në fushë është kthyer në një element të rëndësishëm për Lazion. Vlerësimet ndaj tij nuk kanë munguar dhe kjo falë punës dhe impenjimit në stërvitje. Portieri i kombëtares shqiptare është përzgjedhur nga media italiane “Fantagazzetta”, në formacionin ideal të datëlindjes së vitit 1995, duke u rreshtuar përkrah yjeve të botës, që po shkëlqejnë me klubet e tyre. I lindur në Athinë, Greqi, nga prindërit shqiptarë dhe djali i Fotos, portieri i madh shqiptar i viteve ’60 (që nuk hyri në Top 11 të vitit 1965 vetëm për shkak se në atë vit lindi José Luis Cilavert), Thomas ndoqi hapat e babait të tij, duke kultivuar pasionin e tij për rolin e portierit. Lazio e zbuloi nga bashkëlojtari Igli Tare dhe me fanellën biancoceleste ai përjetoi një vit intensiv në sezonin 2012/2013, ku ai fitoi Kampionatin Primavera dhe Kupën e Italisë me Ekipin e Parë.

Talenti e tij u rrit me kalimin e viteve dhe ai i mori vendin e portierit të parë Marchetti në Lazio. Gjithashtu po përgatitet për të marrë vendin e Berishës në ekipin kombëtar shqiptar,  shkruan “Fantagazzetta” për Strakoshën. Me shfaqjet e tij në fushë ai ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha. Formacioni me modulin 4-3-3 përbëhet nga Strakosha, Akanji, Jimenez, Romanjoli, Marsial, Rabiot, Milinkoviç-Saviç, Kristante, Lozano, Keita, Piontek.

 

Zjarr Tv Ad