Stuhia në Shqipëri, Balla: Gjithë hidrovorët në Qarkun e Fierit deri tani paraqiten në kuota normale

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e reshjeve të vend.

Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook shkruan se Shtabi i Emergjencave është në komunikim të vazhdueshëm me bashkitë, strukturat e Emergjencave Civile, Bordin e Kullimit dhe OSHEE.

“Ndërsa situata meterologjike vijon të jetë e ngarkuar, me reshje të shtuara dhe erëra të forta, të gjithë hidrovorët në Qarkun e Fierit deri tani paraqiten në kuota normale. Shtabi i Emergjencave është në komunikim të vazhdueshëm me bashkitë, strukturat e Emergjencave Civile, Bordin e Kullimit dhe OSHEE”, shkruan Balla.

Zjarr Tv Ad