Dy ndërtues janë arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën se kanë kryer mashtrim me një vlerë prej 150 mijë euro.
Deklarata e policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i bulevardit”, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë
Ekzekutohen masat e sigurisë të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për ndalimin e 2 ndërtuesve për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në funksion të procedimit penal të vitit 2018, pas një pune intesive 4 mujore, në kuadër të operacionit “Fundi i bulevardit”, kryen ekzekutimin e masave të sigurisë të Gjykatës për ndalimin e shtetasve:
– Bahri Alla, 42 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë (ndërtues);
– Fatmir Kurti, 53 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzëz (ndërtues).
Shtetasit e ndaluar, si ndërtues, që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë shtetasit M.T., një shumë prej 135 000 eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”.