Tatimet mesazh bizneseve, për deklaratën e TVSH: Do bëhet elektronikisht edhe për gushtin! (Paralajmërimi për fiskalizimin)

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju rikujton biznesve që janë subjekt i TVSH, mënyrën e dorëzimit të librave te shitjes dhe blerjes dhe deklaratës së TVSh-së. Sipas DPT, dorëzimi i Deklaratës së TVSH-së dhe librave të Shitjes dhe Blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing edhe për periudhën Gusht 2021.

Ndërkohë, plotësimi i rubrikave përkatëse do të kryhet manualisht, sipas llojit të transaksioneve, duke përfshirë në to të dhënat e faturave të fiskalizuara dhe atyre të lëshuara nga blloku i dokumentacionit tatimor.

“Risjellim në vëmendje të tatimpaguesve se afati për fiskalizimin e transaksioneve pa para në dorë B2B ishte data 1 Korrik 2021 dhe duhet të marrin masa të menjëhershme për të plotësuar kërkesat e nevojshme, ndërkohë që po afron data 1 Shtator, e cila është afati i Fiskalizimit edhe të transaksioneve me para në dorë”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Zjarr Tv Ad