Ata janë të apasionuar pas internetit, dërgojnë mesazhe në Facebook dhe shohin vende të bukura për pushime që janë shumë larg. Nuk po flasim për rininë e sotme, por për gjyshërit tanë të apasionuar pas teknologjisë.
Një studim i ri ka treguar arsyet pse njerëzit e moshuar lundrojnë në internet, duke treguar se teknologjia nuk njeh moshë. Një kompani telefonie në Britani ka treguar në një kërkim se si dhe përse pensionistët e përdorin web-in.
Dy të tretat (2/3) e personave në moshë mbi 65 vjeç e konsiderojnë internetin dhe kompjuterin si “shpikjen më revolucionare të gjithë jetës së tyre”, duke mundur televizionin, radion, madje dhe fuqinë bërthamore.
Studimi thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç e përdorin internetin të paktën një herë në ditë, por nuk e ndjejnë veten mjeshtër të përdorimit të tij.
Më poshtë është dhe lista se për çfarë e përdorin më shumë internetin:
1. Email;
2. Blerje online;
3. Kërkojnë shërbime lokale dhe produkte;
4. Bankat online;
5. Lexojnë lajme online;
6. Përdorin Google Earth për të kërkuar vende që nuk kanë qënë;
7. Rrjetet sociale;
8. Përdorin Google Earth për të kërkuar vende që kanë vizituar në të shkuarën;
9. Kërkojnë për prona;
10. Lidhen me miq të vjetër.