‘Të ** nënën’, plas grushti mes deputetëve në Parlamentin grek: Do të të çoj në burg me pranga

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një episod i paprecedentë ka ndodhur në parlamentin grek me protagonistë dy deputetë Konstantinos Floros dhe Vasilis Grammenos.

Sipas mediave greke, një ish-deputet i partisë Spartanët që tashmë është i pavarur, Konstqndinos Floros, ka qëlluar me grusht brenda në sallë deputetin e partisë së ekstremit të djathtë Zgjedhja Greke, Vasilis Gramenos.

Incidenti nisi në seancën plenare ku po shqyrtohej heqja e imunitetit të, Kyriakos Velopoulos pas një padie të ngritur ndaj tij nga babai i Konstantinos Floros për sulme në mediat sociale, pas të cilave ai pretendon se ndodhet lideri i Zgjedhjes Greke, Kyriakos Velopoulos.

Sapo kanë dalë nga seanca plenare dhe teksa kanë qenë në shkallë, deputeti Vassilis Grammenos është goditur me grusht nga deputeti Floros, pasi kanë debatuar me fjalë.

Floros: Këtë do ta vendosin gjyqtarët.

Grammenos: Mbylle gojën plehrë

Floros: Hajde këtu

Grammenos: Të ….nënën … Ty dhe mamanë tënde do të … dhe do të të çoj me pranga brenda e do ta mbash mend, p*sht.

Pas këtij debati verbal, kanë dale nga salla dhe më pas deputeti Floros e ka kapur nga qafa, e ka rrëzuar në tokë dhe e ka qëlluar me grusht.

Pas incidentit janë marrë disa vendime në Parlamenti, pasi është vendosur që Konstantinos Floros të pezullohet nga puna për 15 ditë, ndërkohë që ka edhe kërkesë për heqjen e imunitetit.

Deputeti që është goditur thuhet se po merr ndihmën e shpejtë në Klinikën e Parlamentit.

Zjarr Tv Ad