“Të paguarit” u gjetën! “Pagator” a ka? Deri atëhere SPAK YOU

0
266
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokrati Gent Strazimiri ka komentuar vendimin e SPAK, i cili sekuestroi inceneratorin e Tiranës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Strazimiri shkruan se SPAK nuk ka sekuestruar asgjë, sepse incenerator nuk ka. Po ashtu ai ka ngritur pyetje në lidhje se kush janë personat që paguajnë për inceneratorin në Tiranë. Po ashtu ai ka akuzuar dhe Erion Veliajn si personin që paguan për inceneratorin e Tiranës.

Postimi i plotë:

E para e punës,

* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, sepse incenerator nuk ka!

E dyta,

* SPAK thjesht njofton që e ka gjetur më në fund se cilët janë titullarët e inceneratorit që nuk ekziston, dhe se ka sekuestruar shoqëritë tregtare në emër të së cilave është zhvilluar vjedhja…

E treta,

* SPAK na njofton thjesht se shoqëritë në fjalë, “pasuri” paskan patur vetëm 611 m2 truall në Durrës, të cilën e paskan blerë 100.000 euro…

MBETET E PAQARTË ENDE:

* 80.000 eurot që duhet t’u paguanim sot, si çdo ditë, ia kemi paguar apo jo?

* 80.000 eurot që do të duhet t’u paguajmë nesër, do i paguajmë apo jo?

* pagesat me nga 80.000 euro çdo ditë që u kemi paguar deri më sot, ku janë?

Dhe më e rëndësishmja, SPAK pasi gjeti “të paguarit”:

* “pagatorin” a e ka gjetur , apo akoma?

“PAGATOR VELIAJ”, që na merr 80.000 euro çdo ditë, se atje “na inceneron plehrat tona”, kur çonte plehrat tona atje, a e pâ që ato “faturat” që paguante ishin fiktive pasi incenerator nuk kishte?

“PAGATOR VELIAJ” a do mbajë ndonjë përgjegjësi penale për këtë, apo SPAK ende nuk e di se kush i ka paguar, për ç’arsye, dhe pse?

Deri atëhere 🖕SPAK YOU🖕

KAQ!

Zjarr Tv Ad