Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Tiranës arrestoi një 24-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Ndalimi i tij u bë gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës në rrugën “Todi Shkurti”.
“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Nj. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Nj. K. i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.