Tjetër plagosje në Tiranë, qëllohet me armë një 18-vjeçar

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë, rreth orës 12:45, në “Selitë“. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në zonën e Selitës ku është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut ndërsa dyshohet se kaqenë një konflikt i çastit për motive të dobëta. Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit. Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.

Zjarr Tv Ad