Gjykata e Lartë e Amerikës ka vendosur që njeriu që dyshohet se ka një rol kyç në sulmet e 11 shtatorit 2001 Khalid Sheikh Mohammad dhe 4 bashkëpunëtorë të tij, të dalin në gjyq në SHBA më datë 11 janar 2021.
Valid Muhammad Salih Mubarak Bin ‘Attash, Ramzi Binalshibh, Ali Abdul Aziz Ali dhe Mustafa Ahmed Adam al Haësaëi mund të përballen me dënime me vdekje, nëse akuzat kundër tyre vërtetohen nga gjykata, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ata dyshohet se kanë qenë organizatorë kryesorë të sulmeve që tronditën botën më 11 shtator 2001, kohë kur gati 3000 njerëz u vranë, nga disa rrëmbyes të avionëve ushtarakë amerikanë. Gjyqi i pesë burrave do të zhvillohet në bazën ushtarake amerikane në Gjirin e Guantanamos, Kubë.
Khalil Sheikh Mohamad ishte arrestuar në vitin 2003 në Pakistan dhe u dërgua në burgun e Guantanamos. Ai kishte thënë se do ta pranojë fajin, ndonëse përpjekja për ta kryer procesin gjyqësor kishte dështuar në vitin 2008.