Toka do të shkatërrohet më 21 shtator nga një asteroid i stërmadh!

0
1124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

asteroidi

Teoricienët konspirativë pretendojnë se 21 shtatori mund të jetë dita jonë e fundit në Tokë. Ata parshikojnë që një asteroid me përmasa gjigande do ta godas tokën duke shkatërruar kështu planetin ku ne jetojmë.

Asteroidi me përmasa 2.5 milje gjerësi sipas teoricienëve mund të godas në fillim Porto Rikon duke krijuar një valë shpërthimi katastrofike të ngjashëm me një tërmet me magnitudë 12 ballë për planetin tonë.

Teoricienët e konspirativ thonë se bota do të shkatërrohet brenda datës 21 deri më 28 shtator. Parashikimi katastrofik vjen nga profeti i vetëshpallur Efrain Rodriguez, i cili ia ka çuar studimin e tij edhe NASA-s.

Parashikimi i Rodriguez mbështetet në Profecinë e Hënës së Gjakut, ku 28 shtatori shënon fundin e katër ‘Hënave të Gjakut ‘.

Pas publikimit të këtyre parashikimeve NASA ka qenë e detyruar të lëshojë një deklaratë për të sqaruar njerëzit në lidhje me këtë çështje.

Paul Chodas, nga zyra e NASA-s i cili merret me studimin e objekteve që i afrohen Tokës, ka hedhur poshtë mundësinë e afrimit drejt planetit tonë të një asteroidi të tillë.
Duke folur nga Laboratori Jet Propulsion, në Pasadena, Kaliforni, ai tha: “Nuk ka asnjë dëshmi ekzistuese se një asteroid apo ndonjë objekt tjetër qiellor është në një trajektore që do të mund të cënonte Tokën.

“Në fakt, asnjë objekt i vetëm i njohur nuk ka ndonjë shans të besueshëm për të goditur planetin tonë gjatë shekullit të ardhshëm”.

“Nuk ka asnjë bazë shkencore, asnjë provë, se një asteroid apo ndonjë objekt tjetër qiellor do të mund të ndikonte Tokën në këto data.”

Zjarr Tv Ad