TOP 100 kompanitë e sigurimit në Evropën Juglindore/ SIGAL lider në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SIGAL UNIQA Group Austria edhe këtë vit është renditur si kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Revista prestigjoze “See News” ka publikuar listën e 100 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore përgjatë vitit 2021.

SIGAL UNIQA Group Austria rënditet në vendin e 51, duke u rritur me 11 vende krahasuar me vitin 2020.

Me 81 milionë euro prime të shkruara bruto përgjatë një viti, SIGAL UNIQA ka lënë pas emra të njohur të botës së biznesit në rajon.

Për herë të parë këtë vit, në “TOP 100 Insurers” është përfshirë edhe SIGAL Uniqa Group Austria Kosova, duke u renditur në vendin e 98-të.

SIGAL UNIQA Group Austria edhe njëherë ka vërtetuar se gëzon besimin e plotë të qytetarëve, duke fituar kështu vlerësimin e tyre për t’i besuar shëndetin, pronën, jetën dhe pensionin.

“SeeTOP 100” është një renditje vjetore e kompanive më të mëdha në Evropën Juglindore, sipas të ardhurave totale për vitin fiskal 2021. Ajo mbulon kompanitë financiare të regjistruara në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Moldavi, Mali i Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni.

Më herët ka qenë revista “Finance Central Europe” ajo që i akordoi kompanisë lidere në tregun e sigurimeve në rajon plot 6 vlerësime, mes të cilave edhe si “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri 2021/2022” apo edhe si “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas fuqisë së kapitalit për vitin 2021/2022”.

Gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA Group Austria-s iu akordua edhe çmimi “SUPERBRANDS ALBANIA’S CHOICE 2019/2020” nga prestigjozja “Superbrands International” ku nuk kanë munguar çmimet dhe vlerësimet as për CEO-n dhe themeluesin e kompanisë, z. Avni Ponari.

 

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

 

Zjarr Tv Ad