A dëshironi të përgatitni një ëmbëlsirë të shijshme që nuk kërkon shumë përbërës? Atëherë kjo recetë japoneze është për ju!
Për këtë tortë ju do të keni nevojë vetëm për tre përbërës, dhe më pas ajo do të jetë me të vërtetë e lehtë për t’u përgatitur. Do të ju duhet një orë për ta përgatitur këtë ëmbëlsirë të shijshme.
Përbërësit:
120g krem djathi të pakripur
120g çokollatë të bardhë (mund të përdorni edhe të zezë nëse dëshironi)
3 vezë
Përgatitja:
Thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga e bardha. Vendosni të bardhën e vezës në frigorifer dhe ngroheni furrën në 170 gradë. Merrni 120g të çokollatës së bardhë dhe shkrijeni atë mbi avull. Pasi të shkrihet shtoni kremin e djathit. Shtoni të verdhat e vezës më pas dhe përzieni me një lugë. Më pas, shtoni të bardhët e vezëve në një enë dhe përzieni derisa të bëhen shkumë dhe përzieni të gjitha së bashku.
Merreni një tigan për pjekje me diametër 14cm dhe yndyroseni atë. Hidheni përzierjen në të. Më pas merreni një tigan tjetër më të madh dhe mbusheni me pak ujë. Pas kësaj futeni në furrë dhe piqeni për 15 minuta në 170 gradë. Më pas ndaleni furrën dhe lëreni tortën brenda që të qëndrojë edhe për 15 minuta të tjerë, transmeton Lajmi.net.
Më pas, nxirreni tortën nga furra dhe lëreni të ftohet. Përmbi mund ta spërkatni me sheqer pluhur për një shije më të mirë. (Lajmi.net)
Shikojeni me video se si përgatitet kjo tortë:
Torta e mahnitshme japoneze me vetëm 3 përbërës [VIDEO]
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...