Transplantimet e para të kokës së njeriut mund të arrihen brenda dekadës së ardhshme. Ky është pretendimi i një ish-kirurgu, i cili beson se e di si mund të realizohet kalimi i vetëdijes nga një person tek një tjetër.
Bruce Mathew, ish shefi i kirurgjisë në Hull University Teaching Hospitals NHS Trust po punonte për shkrimin e një novele për trillimet shkencore së bashku me themeluesin e Institutit të Futurologjisë, Michael Lee kur kuptoi çelësin e mundshëm për ta bërë një sukses këtë kirurgji.
Ai beson se kirurgët jo vetëm që duhet të transplantojnë kokën e një personi, por vendosin tërë palcën kurrizore në një trup tjetër.
63-vjeçari pohon se përparimet në kirurgjinë nervore, robotikë dhe transplantimet e qelizave burimore bëjnë të mundur realizimin e ri-bashkimit të një palcë kurrizore të tërë dhe kokës, në një organ tjetër përpara vitit 2030.