Tronditet Serbia! Historia serbe është mashtrim?!

0
722
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, ka deklaruar për revistën kroate, “Vijenac”, se e gjithë historia e Serbisë është “një gënjeshtër e madhe”.

“Serbia nuk ka qasje të vërtetë për një pjesë të historisë së saj që lidhet me Perandorinë Osmane. Nga injoranca e fakteve ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe”, ka deklaruar pa pardon Sonja Biserko gjatë një interviste të gjerë.

Ajo edhe njëherë përsëriti se serbët ishin përgatitur për luftë kundër kroatëve që nga vdekja e ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz-Tito, transmeton.

“Përndryshe, Fakulteti Juridik në Beograd ka qenë një prej shtyllave të projektit të madh serb, ku nga aty janë definuar gjitha përpjekjet politike të Millosheviqit, nga aty të flitej për të drejtën e serbëve për revoltë, duke mohuar republikat ekzistuese jugosllave, kurse argumentet e tyre janë përdorur në tekstet e botuara në libra dhe gazeta. Dhe memorandumi Ëndrra është një prej atyre dokumenteve. Ata të gjithë pretendonin se duhet riorganizuar Jugosllavia, me qëllim që serbët të kapin dhe të marrin territorin e tyre etnik”, ka deklaruar Biserko.
Ajo gjithashtu ka folur për fjalimin e ministrit Aleksandar Vulin në Jadovno, duke e etiketuar atë si “altoparlant të Vuçiqit”.

Zjarr Tv Ad