Tunizi, 19 letra me përmbajtje toksike

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Brendshme tuniziane njoftoi sot konfiskimin e 19 letrave me përmbajtje toksike duke e denoncuar si një tentativë të një grupi terrorist kundër politikanëve, gazetarëve dhe personaliteteve të tjera publike. Shërbimet e sigurisë kombëtare kishin informacione se një grup terrorist po planifikonte të dërgonte letra me përmbajtje lëndë helmuese, me destinacion disa personalitete të politikës, sindikatave dhe medieve’’, sqaroi për median zëdhënësi i Ministrisë, Sofiène Zaag. Në bashkëpunim me zyrën antiterrorizëm, njësitë e forcave të sigurisë kanë mundur të ndalojnë 19 letra, që u janë dërguar menjëherë shërbimeve teknike të specializuara të cilët konfirmuan praninë e substancave me përmbajtje toksike brenda zarfeve. Sipas Zaag, bëhet fjalë për një strategji të re të këtyre grupeve që dëshmon dështimin e tyre, marrë në konsideratë masat e rrepta të sigurisë të ndërmarra nga autoritetet për të përballuar çdo akt terrorist kriminal në vend.

Zjarr Tv Ad