Turqi/ Përplasen trenat, 7 persona ndërruan jetë e 46 të plagosur

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paktën 7 njerëz kanë vdekur dhe 46 të tjerë u plagosën pasi një tren i shpejtësisë së lartë u përplas me një tren lokal në kryeqytetin turk të Ankarasë . Imazhet e para nga aksidenti tregojnë  trenat e shkatërruar në hekurudhë dhe lokomotivat e dëmtuara në rrugën Ankara-Konya.

Shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipet kombëtare të shpëtimit mjekësor (UMKE) janë dërguar në vendin e ngjarjes.  Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 06:40 të mëngjesit të së enjtes.

Zyrtarët lokalë raportuan se treni me shpejtësi të lartë u përplas me një tren tjetër, pastaj me një mbikalim. Treni po udhëtonte nga Ankaraja në qytetin e Konias në Turqinë perëndimore. Aksidenti ndodhi në stacionin hekurudhor Marsandiz, rreth 8 km nga stacioni kryesor i Ankarasë.

Zjarr Tv Ad