“U daltë kanceri mu në grykë, kush nuk më voton”/ Dash Sula mallkon dy herë si Hasbi Kasaj: Vrafshin veten Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hasbi Kasaj u bë i njohur në Shqipëri 22 vite më parë, kur, ndërsa ishte kandidat për deputet, në zgjedhjet e vitit 2001 në Përmet, mallkoi drejtpërdrejt në televizion.

“U bëj thirrje të gjithë votuesve të 14 fshatrave, le të më votojnë se nuk humbasin asgjë. Të më votojnë dhe do të më urojnë dhe do më thonë “t’u bëftë dita një mijë”. Urimi i keq që u bëj unë atyre votuesve që nuk më votojnë: U daltë kanceri mu në grykë dhe vdekshin të tërë nesër”, tha Kasaj në vend që të tregonte programin elektoral.

Ai garoi edhe herë të tjera, derisa të ndërronte jetë pak kohë më parë, por i mbeti mallkimi parazgjedhor.

Tani stafetën e Hasbi Kasajt e ka marrë një personazh tjetër, Dash Sula, deputet nga lista e PD-së, që Rama e cilëson në Parlamentin e Shqipërisë si “Gjel Peqini”, ngaqë është nga ajo zonë, ku dikur kërcënonte me revole arbitrat në fushën vendase, nëse nuk gjykonin “drejt” ndeshjet e “Shkumbinit”.

Deputeti Sula i ftuar në Report Tv nuk ngrurroi të mallkojë Berishën, por edhe Alibeajn, pasues i të cilit është, sepse e bëri atë fajtor për mosbashkimin e PD-së.

“Vrafshin veten Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajn. Do t’i dënojë historia, sidomos Sali Berishën sepse ai e ka në dorë bashkimin e demokratëve 90%. Ai është lideri historik. Po të dojë Berisha brenda 5 orëve realizohet një lloj situate që më 14 të shkohet me një kandidat dhe të jemi fitues. Mbrapa pastaj vrafshin veten të dyja palët”, tha Sula, duke e përsëritur mallkimin dy herë.

Zjarr Tv Ad